11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës, qëllohet me armë drejt ’Land Rover’-it, ekzekutohet i riu (VIDEO)

- Advertisement -spot_imgspot_img


TIRANË
– Një i ri është ekzekutuar mbrëmjen e sotme nga një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Benz-it. 

Mësohet se drejt mjetit tip ‘Land Rover’ më targë AB 988 AS është qëlluar me armë zjarri ndërsa viktimë ka mbetur drejtuesi i mjetit, Iljaz Çali i moshës 37 vjeç. 

Dyshohet se atentati ka ndodhur për larje hesapesh pasi Çali rezolton person i përfshirë në trafikun e drogës. 

Burime bëjnë me dije se makina rezulton në pronësi të Hekuran Xhixhës, por ky i fundit mësohet se e ka shitur mjetin në një pikë që jep makina me qira në zonën e Rinasit. 

Çali raportohet se ka qenë duke udhëtuar vetëm, por nuk përjashtohet mundësia që në mjet të ketë qenë edhe një person tjetër, për shkak se dera e pasagjerit është gjetur e hapur. 

Policia ka nisur kontrollet nëpër spitale për të verifikuar nëse ka mbërritur ndonjë person i plagosur. Ngjarja u regjsitrua rreth orës 22:45, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në Lezhë e Elbasan. 

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img