13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Skandal në Lezhë, bregdeti Shëngjinit ‘mbulohet’ me pula gë ngordhura! Autoritetet reagojnë pas denoncimit në media

- Advertisement -spot_imgspot_img

Disa pula të ngordhura janë gjetur në bregdetin e Ranës së Hedhun. Shpendët u konstatuan në një gjatëse 200 metra të vijes bregdetare, ndërsa pulat dyshohet se janë hedhur në lumë nga banorët dhe fermerët e zonës dhe më pas janë sjell nga dallgët e detit në

Pas denoncimit në media, në vendin e ngjarjes mbërritën autoriteti veterinarisë, policia dhe Inspektorati Mjedisor, të cilët hoqën shpendët e ngordhur dhe dezinfektuan zonën. Shpendët do të groposen nga Bashkia Lezhë.

Institucionet e Lezhës shkuan të hiqnin shpendët e ngordhur në bregdetin e Ranës së Hedhun pas denoncimit në media, ndërsa për përgjegjësin e sektorit të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve Lezhë, situata u bë alarmante pa arsye. Për mediat, Dedë Rama pranoi se informacionin e kishin marrë nga mediat, teksa shton se në vendngjarje ishin gjetur vetëm 4 shpendë të dekompozuar.

“Informacioni na erdhi nga media. U krijua gjendje alarmante. U gjetën vetëm 4 pula qe nuk ka lidhje me fermerët e Lezhës. Kemi thirrur institucione të tjerë të bashkisë. Shpendët ishin të dekompozuara”, tha ai.

Bëhet me dije se në bregdet shpendët e ngordhur janë konstatuar që dje, ndërsa sot u gjetën 5 shpendë, por rezulton se kanë qenë më shumë, pasi disa i kanë ngrënë qentë një ditë më parë.

Ngjarja është regjistruar në një kohë që gripi i shpendëve ka prekur dhe vendin tonë e deri me tani kemi mijëra pula të ngordhura. Nuk është përcaktuar shkaku i ngordhjes së këtyre shpendëve, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, deri tani në qarkun e Lezhës nuk ka asnjë rast me gripin e shpendëve.

Skandal në Lezhë, bregdeti i Shëngjinit ‘mbulohet’ me pula të ngordhura, autoritetet reagojnë pas denoncimit në media

Në njoftimin e fundit, më 29 mars, Ministria e Bujqësisë bëri me dije se situata me gripin e shpendëve po monitorohej në të gjithë vendin, ndërsa janë 5 vatra aktive, përkatësisht  në Korçë, Divjakë, Durrës, Vlorë dhe Dibër.

Rastet e para me gripin e shpendëve në vend janë regjistruar më 19 mars, ku më së shumti janë prekur pulat e fermave, por ka patur edhe raste të regjistruara në pulat e oborrit.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img