10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Rama mbërrin në Gjermani, nesër takim ‘kokë më kokë’ me Scholzh (AXHENDA)

- Advertisement -spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Gjermanisë, për një vizitë dy ditore ku do të takojë zyrtarë të lartë të politikës gjermane. I pranishëm gjatë vizitës zyrtare të Ramës në Gjermani është edhe gazetari i Report Tv, Ermal Qori, i cili ka zbardhur edhe axhendën e kryeministrit.

Rama mbërriti në orët e pasdites në Berlin, ndërsa përgjatë ditë së nesërme do të zhvillojë takime me kryetaren e bashkisë së Berlinit, Franziska Giffey, Presidentin Federal i Gjermanisë Frank-Ëalter Steinmeier, si dhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Mësohet se fokusi i diskutimit mes Ramës dhe Scholz do të jetë integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, lufta në Ukrainë dhe kriza e shkaktuar prej saj, si edhe çështje të tjera ekonomike dhe të politikës mes dy vendeve.

Pas takimit, Rama dhe Scholz do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp me median, ndërsa fill pas saj, Rama do të ketë një deklaratë për mediat Shqiptare.

Axhenda e Edi Ramës në Gjermani, e hënë, 11 prill

10.30 – Vizitë në ambientet e “Factory Berlin”

12.30 – Takim me znj. Franziska Giffey, kryetare e bashkisë së Berlinit          

15.20 – Takim bilateral me z. Frank-Ëalter Steinmeier, President Federal i Gjermanisë  

18.00 – Takim tete-a-tete me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

18.15 – Konferencë e përbashkët shtypi me z. Olaf Scholz, Kancelar Federal i Gjermanisë

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img