TIRANË- Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjen e presidentit të ri. Sot kryesocialisti Edi Rama mblodhi grupin parlamentar, ku të gjithë deputetët do të dorëzojnë në fletë tre emrat më të përshtatshëm që ata mendojnë për kandidaturën e kreut të ri të shtetit.
Rama kishte një këshillë për të gjithë socialistët, për të propozuar identikitin e një presidenti normal, ata duhet të kërkojnë të kundërtën e Ilir Metës.
Për Ramën, Ilir Meta ka qenë presidenti më skandaloz që ka pasur ndonjëherë historia e vendit tonë. Sipas tij, PS ka qenë e detyruar ta bëjnë këtë zgjedhje, për dy arsye, e para se nuk kishin votat e mjaftueshme për ta zgjedhur vetë dhe e dyta se opozita kishte djeguar mandatin, prandaj Meta u zgjodh si një figurë për të përfaqësuar edhe opozitën, por duke menduar se do të përfaqësonte edhe Shqipërinë.
Rama u tregua i qartë, presidenti i ri nuk duhte të jetë i gjyrosur politikisht dhe duhet të përcojë një frymë pëbashkuese për të gjithë qytetarëve përtej bindjeve politike.
“Të përçojë frymë përbashkuese për të gjithë qytetarët, përtej bindjeve politike, këtu sfida vështirësohet, përzgjedhja është shumë më e ngushtë sesa do ishte në sy të parë përzgjedhja e një pasuesi të presidenit më skandaloz që ka njohur historia e atij institucioni dhe presidenit më të papërsëritshëm që Shqipëria ka pasur në krye. Zgjedhja e Metës president ishte zgjedhje me detyrim përcaktim se nuk i kishim votat për të zgjedhur presidentin e Republikës, mugonte opozita në sallë, vullneti ynë ishte që zgjedhja jonë të binte me dikë që do mund ta përfaqësonte opozitën dhe në ato kushte zgjodhëm një president për opozitën, por duke menduar se do ishte edhe një president për Shqipërinë. Rrjedha e ngjarjeve tregoi krejt të kundërtën për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe i dha vendit një president që ishte hëmbëlltyra me e keqe e opozitës që ky vend ka pasur që prej viti 1991”, tha Rama.
Presidenti i ri do t’i marrë çelësat e Presidencës në të njëjtën kohë kur PS do të miratojë edhe ligjin e ri për Presidentin. Duke marrë mësim nga kreu i shtetit actual, Rama tha se e kanë gati ligjin e ri që do të shërbejë si një rregullator që të mos ndodhin më situata të ngjashme si me Metën, por presidenti të respektojë ligjet dhe Kushtetutën.
Rama u ndal edhe në dekorimet e Metës, ku tha se jemi i vetmi vend që japim tituj dhe dekorata për të vdekurit duke e bërë kështu Shqipërinë qesharake. Ai shtoi se edhe kjo pjesë do të përfshihet në ligjin për presidentin.
“Ligjin për presidentin e Republikës, nuk e kemi shtyrë më tutje duke e quajtur të panvojshme në kushtet kur kemi të bëjmë me një president që nuk e njeh kushtetutën dhe ligjin, do të ishte e kotë. Prandaj paralelisht me zgjedhjen e presidentit do fusim në proces edhe ligjin për presidentin, gjë që do bëjë që presidenti që do zgjidhet do hyjë në zyrë duke pasur një ligj që rregullon veprimtarinë e vet. Na takon të bëjmë këtë ashtu sikurse edhe Taulanti e përemendi duke ironizuar qeverinë për medaljet edhe atë nuk e kemi futur në procesin e miratimit se do ishte e kotë që ta bënim këtë pa u larguar fillimisht presidenti me tonelatat më të larta të teneqeve të shpërndara në Shqipëri që kur kemi hyrë në epokën e bronzit. Kemi të vetmin sisitem pa sistem titujsh dhe medajesh në botë. Grupi i punës që ka hartuar pojektin ka studiuar të gjitha kontinentete. Në të gjitha kontinentet, nga Britania e Madhe, nga Polonia në Australi, nga Nigeria në Brazil, sistemi i këtyre medaljeve është i njohur, nuk ka 100 sisteme është o njëri o tjetri. Shqipëria ështëi vetmi vend në botë ku falë metës dekorohen të vdekurit dhe u jepen tituj dëshmorëve dhe heronjve të luftës. Meta e ka bërë Shqipërinë qesharake me dekret presidencial”, vijoi Rama.
Partia Socialiste do të diskutojë nesër me tre grupet paramentare për zgjedhjen e presidentit të ri, ku nga ky process kanë përjashtuar Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelemit. Përveç politikanëve, edhe qytetarët e kanë mundësinë të propozojnë kandidatura për presidentin e ri. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së bëri me dije se deri më tani 132 qytetarë kanë prpozuar kandidatura përmes emailit.
Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret procedura duhet të nisë para datës 24 maj.
Një grup jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, pra maksimumi mund të kemi 7 kandidatë për Presidentë teorikisht pasi një deputet nuk mund të të propozojë më shumë se 1 kandidat. Kushtetuta e parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.
Partia Socialiste aktualisht ka 74 deputetë dhe 3 të tjerë që janë zgjedhur nga radhët e PSD_së së Tom Doshit të cilët përgjithësisht kanë votuar si mazhoranca. Votat për ta zgjedhur Presidentin e ri që në raundin e parë mund t’i bënte me mbështetjen e vetëm një prej grupeve të tjera parlamentare. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate