10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Raporti i BERZH: Shqipëria e para në rajon për qeverisjen digjitale, lë pas shtetet e BE

- Advertisement -spot_imgspot_img

Shqipëria merr një tjetër vlerësim të rëndësishëm për digjitalizimin dhe qeverisjen digjitale. Vendi ynë renditet i pari në rajon për e-qeverisjen duke lënë pas edhe shtete të Bashkimit Evropian. 

Vlerësimi ka ardhur në raportin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për vitin 2021-2022. Në treguesin e shërbimeve publike Shqiperia ka pasur rritjen më të madhe krahasuar me 2015-n që merr në krahasim raporti. 

Nga vendi i 33-të në 2015-n, Shqipëria renditet e 17-ta, nga 51 shtete që merr në studim raport. Vendi ynë ka rikuperuar 16 pozicione në e-qeverisje dhe lë pas gjithë Ballkanin Perëndimor bashkë me disa shtete të BE-së si Gjermania, Italia, Greqia, Cekia, Hungaria, Letonia, Lituania, Sllovakia, Kroacia, Bullgaria, Rumania.

Treguesi i e-qeverisjes për të cilin është vlerësuar Shqipëria përfshin informacionin online për ligjet, nismat apo shpenzimet publike, shërbimet elektronike të disponueshme për publikun si dhe pjesëmarrja elektronike, konsultimet me palët e interesuara në lidhje me iniciativat apo projektet e reja.

Më herët, Shqipëria ka marrë vlerësime maksimale për digjitalizimin edhe në raportet e DASH, OKB, BE DHE OECD/SIGMA.

Ndërkohë në një reagim, kryeministri Edi Rama tha se në 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe do t’i jepet një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror./Shqiptarja.com

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img