Gjesti i tifozëve të Liverpool për Cristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Manchester United nuk ka kaluar pa u vënë re dhe falenderuar nga familja e portugezit. Ishte motra e fituesit 5 herë të ‘Topit të Artë’, Katia Aveiro, e cila shkroi në rrjetet sociale: ‘Faleminderit për këtë Liverpul. Nuk do ta harrojmë kurrë atë bete për mua, tha ajo.
Në sfidën emblematike të Premier League tifozët e Liverpool në minutën e 7 duartrokitën gjatë dhe kënduan himnin ‘you’ll never walk alone’ për Cristiano Ronaldo-n. Ky i fundit njoftoi të hënën se fatkeqësisht kishte humbur djalin e tij të porsalindur, ndërsa fatmirësisht binjakia vajzë ishte shëndoshë e mirë.