13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

U shanë në rrjetet sociale, 22-vjeçari merr peng të riun dhe e dhunon në pyllin e Krastës

- Advertisement -spot_imgspot_img

KRUJË- Një i ri është marrë peng dhe është dhunuar fizikisht në Fushë-Krujë. Drilon Hoxha, 22-vjeç, ka rrëmbyer me forcë 20-vjeçarin, B.A, të cilin e ka çuar në një pyll në Krastë, ku më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Burime për Kuqezi mësojnë se i riu e ka rrëmbyer 20-vjeçarin, sepse e ka sharë në rrjetet sociale.

Drilon Hoxha, i kishte marrë të riut edhe telefonin që i riu kishte në përdorim. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi Drilon Hoxha, u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A, i cili ka bërë dhe denoncimin.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img