13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Skandali ambasadorit të Kosovës në Zagreb, opizita kërkon të nisin hetimet

- Advertisement -spot_imgspot_img

Dy ditë kanë kaluar e tek atëherë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar për skandalin financiar ku u përfshi Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci. PDK-ja sot mbajti një tjetër konferencë për media. Gazeta Nacionale sjell të përmbledhura reagimet e opozitës për këtë aferë që ka tronditur Slloveninë dhe jo vetëm.

Abdixhiku në një postim në rrjetin social facebook, ka thënë se ky skandal dhe lidhjet e ambasadorit Berishaj me mafinë energjetike, mund të jenë faktorë që Vetëvendosja po e bllokon formimin e komisionit hetimor për energjinë. Ai ka insistuar se ky komision nuk do të mund të ndalet nga askush.

“Shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni dhe tani zgjerimi i tij edhe në rajon, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor në Kuvend. Asnjë arsyetim refuzues i tyre nuk kishte kuptim. As arsyetimi i luftës në Ukrainë, prandaj – merreni me mend – s’duhej të bëhej ky hetim; as preteksti i ligjshmërisë së nënshkrimeve nuk kishin kuptim. Vetëm një hall i madh prodhonte arsyetime të pashpresa si këto. Por sa më i zëshëm refuzimi i tyre, aq më i domosdoshëm bëhej insistimi ynë. Sot, hetimi parlamentar nuk ka alternativë. Ky skandal, dhe të tjera skandale të renditura në shpenzimin e plot 120 milionë eurove edhe shtrenjtimin e faturave deri në 100%, duhet të gjejnë dritë. Kriza energjetike është një piramidë keqmenaxhimi, neglizhence e  tani dhe krimi. Këtë piramidë duhet dhe do ta shembim tē gjithë”, ka shkruar Abdixhiku.

Në të njëjtën linjë me shefin e partisë ka dalur edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Ai ka thënë se kjo parti, nuk do të marrë pjesë në asnjë votim në Kuvendin e Kosovës përderisa nuk formohet komisioni hetimor.

PDK-JA SËRISH KONFERENCË

Për ditën e dytë me radhë, Partia Demokratike e Kosovës ka dalur sërish në konferencë për media. Tash para gazetarëve dolën dy nënkryetarët e partisë Vlora Çitaku e Uran Ismaili.

Gazeta Nacionale ishte në këtë konferencë, dhe drejtoi një pyetje për zyrtarët e PDK-së. Nëse kanë njohuri se a ka qenë ndonjëherë në Kosovë Damir Fazliq, nipi i Stanishiqit. I përfshirë në këtë aferë bashkë me Vuk Hamoviq. Të dy, të njohur për monopol të rrymës nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Ne kemi kërku komision parlamentar. Dëshmitë kanë fillu me dalë qe është pagu një kompani për dy muaj 4.2 milionë euro për një kompani ku përmenden personat më fjalë. Ne e dimë që ka pasur tentime edhe për pagesa në xhirollogari ruse”, u shpreh Uran Ismaili.

Ai tha se gjithë kjo situatë është një kartel i rrymës, ku janë të përfshirë edhe bashkëpunëtorët e kryeministrit Kurti.

“Sot jemi këtu për të ngritur zërin në emër të qytetarëve tanë dhe për të dënuar aferën e “Kartelit të Rrymës”, që tani ka depërtuar në majet më të larta të institucioneve dhe të partisë në pushtet. Ne kemi pasur një kërkesë të vazhdueshme për të themeluar një komision parlamentar hetimor, që do të hetonte procesin e shpenzimit të 100 milion eurove të dedikuara për blerje të rrymës. Kjo e drejtë kushtetuese e deputetëve e penguar nga Kryeministri Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij, ka për qëllim që të mbajnë larg dritës kontratat e shitblerjes së rrymës, sepse, kështu do të zbulohej rrjedha e parasë si dhe lidhjet potenciale të Kartelit të Rrymës me bashkëpunëtorët e Kryeministrit Kurti”, ka thënë Ismaili.

E Vlora Çitaku pati dilema për verifikimin e ambasadorit Martin Berishaj nga AKI-ja.

“Ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z. Berisha shtetësinë një ditë para së të bëhet ambasador? A ka kaluar nëpër hallkat e sigurisë? A ka bërë verifikimin nga AKI-ja dhe si është marrë ky verifikim?. Në këto momenti nuk e kemi lluksin të përballemi me këto skandale të kësaj natyre. Presidentja, Kryeministri dhe ministrja duhet të marrin hapa politike ta shkarkojnë menjëherë z. Berisha dhe drejtësia më pas duhet të jap shumë përgjigje”, ka thënë Çitaku.

Reagime ka pasur edhe nga AAK-ja, të cilët këtë aferë e kanë vlerësuar si skandal të madh për diplomacionë kosovare.

SQARIMI I MANXUKËS

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka është përfshirë më në fund në aferën financiare në Slloveni. Aty ku doli të jetë pjesë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Manxhuka ka thënë se asnjë medium nuk i ka cituar raportimet e televizionit TV Planet për këtë skandal. Madje, ai bëri një analizë ku tha se pronari i këtij televizioni, ka lidhje me kryeministrin e Hungarisë, Orban.

“Po ashtu, kompania GEN-I sllovene që ka përfaqësi në gjithë Evropën nuk ka asnjë lidhje me kompaninë serbe GENEX. Aktualisht gara kryesore po zhvillohet mes subjektit të ri ‘Lëvizja për Liri’ të Robert Golob dhe kryeministrit aktual Janez Jansha. Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos TV Planet me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban”, ka shkruar Manxhuka.

ÇKA NDODHI?

Mediat sllovene e kanë zbuluar një skandal të madh financiar, ku është i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohet për shpëlarje parash, është përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene tregojnë që i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven. Nacionale i ka dërguar email, ka provuar ta thërrasë në telefon, por e ka pasur të pamundur të bie në kontakt me z. Berishaj.

Tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, në Slloveni ka shpërthyer një skandal i madh financiar, ku është i përfshirë kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob, e që sipas të gjitha gjasave edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Një televizion slloven, Planet TV, ka raportuar se mbi gjysmë milion eurosh, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj./Nacionale

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img