18.5 C
Tirana
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Si përfunduan paratë e Luan Lekës bosi i EHW se sallameve, në duart e Shullazit, biznesmeni i sallamit i lidhur me mafien bullgare

- Advertisement -spot_imgspot_img

Në luftën mes grupeve kriminale, të pastrimit të parave dhe evazionit fiskal për të marrë hotel Vollgën në Durrës, është përfshirë edhe biznesmeni i sallamit, Luan Leka, një personazh i denoncuar për grabitjen e pronave publike nga Saranda në Tiranë, mashtrim, falsifikime, pazare dhe i lidhur me mafien bullgare, por i pandëshkuar nga drejtësia.Në vitin 2014, Gjykata e Durrësit, me një vendim korruptiv, ia kalon hotelin arabit Muhamed Abdulla Bawzeer, i cili përfaqësohej nga biznesmeni kontrovers Ylvi Beqja.

Kalimi i pronës bëhej mbi bazën e falsifikimeve dhe korrupsionit nga viti 1994 deri në 2014.Por, Beqja nuk po e regjistronte dot në hipotekë hotelin. Në këto rrethana, Beqja kontrakton Shullazin për të ndërhyrë që ta regjistronte, duke i premtuar në këmbim 10 % të sipërfaqes së hotelit.Shullazi me gjithë përpjekjet e tij nuk po çante dot në hipotekë, pasi për të rrëmbyer hotel Vollgën kishin hyrë në lojë qarqe politike dhe biznesmenë të tjerë me histori pastrimi parash të pista.

Në lojë kishte hyrë edhe biznesmeni i sallamit Luan Leka, duke u maskuar pas shtetasve Fejzi dhe Marjeta Kodra, të ngjashëm me Thanas Çanin, të moshuarin 95-vjeçar që nuk di gjë se posedon një kompani 30 milionë euroshe.Përmes këtyre dy personave, Luan Leka ka blerë 2/3 e hotel Volgës, duke i dhënë rreth 1 milionë USD Ylvi Beqjas, përfaques i arabit. Në letra prokuroria konfirmoi vetëm shumën 671 mijë eurove të dy të moshuarve Fejzi dhe Marjeta Kodra.Dy të moshuarit kaq para nuk i kishin para as në ëndërr. Prokuroria dyshoi për pastrim parash, por shumë shpjet u zbulua se pas tyre qëndronte Luan Leka, i cili duke pasur frikë të dilte vetë në skenë, fshihej pas Fejzi dhe Marjeta Kodrës.

Një pjesë të parave që i kishte marrë nga Luan Leka, Ylvi Beqja ia ka dhënë Emiliano Shullazit nën kërcënimin e Shullazit. Beqja ka rëfyer se në total Shullazit i ka dhënë 541 mijë euro

Në fund hotel Vollga u konfiskua dhe kaloi në pronësi të shtetit. Shullazi u dënua me 14 vite burg për gjobëvënie. Luan Leka humbi paratë, por i shpëtoi edhe një herë ndëshkimit ligjor.

Dosja e re për Luan Lekën

Në Prokurorinë e Tiranës ka një tjetër dosje ku figuron Luan Leka si grabitës pronash private. Nën hetim janë marrë ish-kryeregjistruesja në hipotekën e Tiranës Lediana Bardhi, Rajmonda Dashi, Thanas Leka dhe Dario Vasili. Ata dyshohet se kanë regjistruar një pronë në Tiranë në emrin e Luan Lekës, i cili ia ka rrëmbyer një qytetari, duke falsifikuar dokumente. Edhe këtë herë janë marrë nën hetim personat që kanë kryer veprime kriminale në interes të biznesmenit Luan Leka, por jo vetë Leka.

Lidhjet me mafien bullgareBosi i mafies bullgare Jeko Petkov Kolev, i lidhur me oligarkë dhe mafiozë rusë, rezulton se ka aplikuar për të përvetësuar Gjirin e Kakomesë, në emër të kompanisë së biznesmenit Luan Leka.Bëhet fjalë për “RIVIERA KAKOME”, me pronar Luan Leka. Prapaskena mëson se administrator i kësaj kompanie ka qenë pikërisht Jeko Petkov Kolev, i akuzuar nga amerikanët si përfaqësues dhe bosi i mafies bullgare, si dhe i lidhur me oligarkët rusë.Kreu i SPAK Arben Kraja e referoi dosjen muaj më parë për kompetencë në Prokurorinë e Vlorës. Kjo e fundit ka bërë atë di dhe që pritej. E ka mbyllur dosjen në fshehtësi, pavarësisht fakteve të shumta penale.Kjo lëvizje ka acaruar më tej banorët që pretendojnë se janë pronarë brez pas brezi të Gjirit të Kakomesë. Marre nga prapaskena.com

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img