Një fëmijë 5 vjeç ka gjetur vdekjen ditën e sotme, si pasojë e përplasjes nga një skaf.
Burime për rocknews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë.
Fëmija ka qenë duke u larë në det, ndërsa është përplasur nga skafi. Mësohet se drejtuesi i skafit, i identifikuar me inicialet A.T, ka humbur kontrollin e skafit dhe për pasojë ka përplasur 5-vjeçarin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.
5-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa ka qenë me pushime sëbashku me familjen.
Drejtuesi i skafit është shoqëruar në komisariat dhe pritet arrestimi i tij.
Gjatë këtij sezoni turistik, nuk është hera e parë që regjistrohen incidente të tilla. Edhe në Jalë, drejtuesi i një skafi humbi kontrollin dhe doli në breg, duke plagosur një çif pushesish në shezlong. Gjithashtu në plazhin e Jonufrës, një 40-vjeçar duke drejtuar një gomone përplasi një fëmijë 7 vjeç.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u ka bërë thirrje autoriteteve policore që të ushtrojnë kontrolle dhe të mos tregohen tolerant.