10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Samir Manes i falet prapë toke në Dhërmi me vendim qeverie! Çmimi qesharak!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Në një nga brigjet më të bukura të Jonit në Palasë, vilat e reja të fshatit turistik “Green Coast” në pronësi të grupit ‘Balfin’ ofrohen me qira ditore deri në 300 euro apo në shitje deri në 1 milion euro. Edhe çmimi i tokës truall në këtë zonë është i shtrenjtë – ai varion deri në 350 euro për metër katror sipas njoftimeve të agjencive imobilare.Megjithatë, kur qeveria shqiptare vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk një muaj më parë, aplikoi një çmim shitjeje shumëfish më të ulët, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.Përfitues është oligarku Samir Mane, perandori i pastrimit të parave në Shqipëri, përfitimit të pasurive publike, lidhjeve me grupet kriminale, pazareve, blerjes dhe korruptimit të pushtetarëve etj. Për të pasqyruar sagën e përfitimeve, vjedhjeve dhe dallavereve të Samir Manes në Shqipëri, nuk do të mjaftonte angazhimi i të gjithë gazetarëve të Evropës për disa dekada.Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 13 korrik, kompania ‘Green Coast’ do t’i paguajë buxhetit të shtetit në total 18.7 milionë lekë [160 mijë euro] për një sipërfaqe prej 8774 m2, mbi të cilën pritet të ndërtohet një hotel luksoz.Ky nuk është rasti i vetëm kur toka shtetërore të lakmuara në bregdet ose në kryeqytet i shiten investitorëve privatë për çmime shumë herë më lira se ato të tregut imobiliar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto transaksione edhe pse formalisht të ligjshme, përbëjnë një favorizim klientelist të qeverisë për oligarkët dhe dëmtim të interesave publike.“Rasti kur qeveria me VKM i shet një investitori jashtë kushteve të konkurrencës, nuk është asgjë më shumë se sa një tregues i kapjes së shtetit nga oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe një simbiozë e dëmshme, e rrezikshme dhe jokushtetuese midis tyre,” tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike në Tiranë.E pyetur nga BIRN për favorizimin e biznesmenëve në dëm të qytetarëve, qeveria nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.Ndërsa kompania ‘Green Coast’ shpk theksoi se trualli ishte blerë në përputhje me ligjet në fuqi dhe me vlerën e përcaktuar në metodologjinë e përllogaritjes së çmimit të tokës – një dokument i miratuar nga akte qeveritare. Birn

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img