15.5 C
Tirana
E premte, 24 Nëntor, 2023

Ja burgjet që mbyllen! Fillon transferimi i të dënuarve në burgjet e reja!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Reforma në burgje ka nisur të zbatohet me mbylljen e dy burgjeve të parë në vend. Siç raportoi pak ditë më parë Report Tv mbyllja ka nisur me burgun e Tropojës ku 13 të dënuarit që ndodheshin atje janë transferuar në Reç të Shkodrës. Ndërsa burgu i dytë që është mbyllur është ai i Sarandës ku 15 të burgosurit që ndodheshin në Sarandë janë transferuar në Vlorë. Dy burgjet e tjera që do të mbyllen përfundimisht janë i Vaqarrit dhe burgu i Zaharisë në Krujë. Transferimi i të burgosurve është bërë nga policia e burgjeve dhe ajo e rendit dhe ka përfunduar pa asnjë incident ndërsa në fillim javë do të transferohen edhe të paraburgosurit ku të Tropojës kalojnë në Kukës dhe të Sarandës në Bënçë të Tepelenës.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img