11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Rritet zyrtarisht cmimi energjisë

- Advertisement -spot_imgspot_img

Nga data 1 tetor bëni kujdes, çmimi i energjisë do të rritet ndjeshëm. Në mënyrë direkte preken 40 mijë familje, por shifra do shkoj më shumë. ERE vendosi rritjen e çmimjt zyrtarisht sot. Çmimi i ri që do të paguajnë familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të jetë 42 lekë kilovati. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kW do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. Më herët KESH ka miratuar tarifat e shitjes së energjisë elektrike për FSHU, duke vendosur që çmimi për energjinë e klientëve familjarë për konsumin mbi 800 kwh/muaj, të jetë 34.3 lekë/Kwh, ndërsa për konsumatorët e tjerë do shitet aq sa tani 2.4 lekë kilovati. Pas kësaj kostoje FSHU kërkoj nga ERE vendosjen e çmimit të ri për konsumatorët familjarët. Per bizneset çmimi nuk ndryshon.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img