Pas nuk arritën dot dakordësinë për daljen me një kandidat, dy kampet brenda Partisë Demokratike kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2023. Në një kohë kur Sali Berisha po bëhet gati për të zhvilluar primaret, as grupi i Enkelejd Alibeajt nuk po rri ‘duarkryq’. Alibeaj mblodhi sot në Fier Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, ku njoftoi se do të nisin me riorganizimin e degëve të PD-së në të gjithë vendin me qëllim identifikimin e kandidaturave për kryebashkiakë dhe këshilla bashkiakë. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj njoftoi se kanë një listë më kandidatura të cilat janë depozituar prej kohësh, ndërsa theksoi se do t’i bëjnë shumë shpejt publike. Alibeaj tha se do të nxjerrin kandidatë në 61 bashki në gjithë vendin!
Alibeaj do të jemi përballë Berishës në zgjedhjet lokale!
TË NGJASHME