11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Kufoma e zhvarrosur në Librazhd dyshohet se i përket ‘Renit të Elbasanit’, flet tezja: Pse askush s’ka ardhur të na bëjë ADN?

- Advertisement -spot_imgspot_img

Familja e Renato Hamzës të zhdukur prej muajit prill, ende nuk ka asnjë përgjigje nëse eshtrat e zhvarrosura nga autoritetet në fshatin Babje të Librazhdit janë apo jo të 21-vjeçarit.

Tezja e të riut telefonoi në programin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv dhe tha se ende nuk janë bërë analizat e ADN-së me nënën e Renatos për t’i dhënë përgjigjen përfundimtare nëse kufoma e skeletizuar e një personi të paidentifikuar është apo jo e djalit të tyre.

“U zhvarros Reni, po policia dhe as prokuroria nuk ka ardhur që të bëjmë ADN për të krahasuar, unë jetoj më nënën e Renatos, pse nuk vijnë t’i marrin nënës AND, Policia dhe Prokuroria nuk na ka ardhur, ka 3 ditë dhe nuk vijnë të bëjnë bëjnë AND-në”, tha tezja.


Kujtojmë se më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, veprimet e ndërmarra së fundmi nga autoritetet, ka shpresa se mund të çojnë në zbardhjen e fatit të 21-vjeçarit Renato Hamza, pasi dyshohet se këto eshtra i përkasin atij.

Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img