10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

PS thirrje SPAK: Nis urgjent hetimin për financimin rus në PD

- Advertisement -spot_imgspot_img

Pas akuzave që kanë lëshuar për financimin rus në PD dhe pas raportit të CIA-s që e konfirmonte një gjë të tillë, sot Partia Socialiste i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë kreut të SPAK që të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje.

Nga Kryesia, në një deklaratë për mediat, kreu i Grupit të PS, Taulant Balla tha se SPAK duhet të thërrasë urgjentisht Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, të cilët sipas tij “kanë ngjyer gishtat në çorbën e rublave ruse” dhe të japin shpjegime.

“Nën qeshnit kur ne ju tregonin që PD ka marrë financime ruse dhe kur shërbimi sekret amerikan CIA-n me dokumente konfirmoi që PD ka marrë financime ruse. Kjo çështje nuk është më një çështje për të pasur dyshime. Në një vend anëtar të NATO-s keqardhja ime më e madhe është që ende SPAK nuk ka filluar një hetim sesi një parti politike ka përfunduar në borderotë e Kremilinit. I bëj thirrje Krajës që për çështje të sigurisë kombëtare kjo prokurori të nisë menjëherë këtë çështje. Urgjent të thirren Basha Berisha që kanë ngjyer gishtat dhe xhepat e PD në çorbën e rublave ruse. I bëj thirrje çdo demokrati të këtij vendi, që në këto kushtet që na duhet sa më shumë solidaritet me Kosovë, të heqë dorë nga shpërdorimi i saj çfarë ka mbetur nga PD për interesat e ngushta të një individi.”, tha Balla.

Balla i kërkon SPAK të përgjigjet nëse është cenuar siguria kombëtare nga financimi rus në PD. Ndërsa shtoi se akuza për minim demokracie që ka ngritur SHBA ndaj Berishës, për të cilën e ka shpallur edhe non grata, lidhet me financimin rus.

“Kur SHBA, aleati më i rëndësishëm njofton të gjitha partisë, ka ardhur krim në të gjitha selitë e politikës, me përjashtim të Saliut, na ka informuar për rrezikun që është i kanosur Shqipërisë nga këto financime. Si ka mundësi që SPAK nuk fillon hetimin. A është prekur siguria kombëtare. Të financosh një parti politike është të minosh një demokraci dhe këtu bashkohet më pas akuza që kanë ngutur SHBA ndaj Berishës për korrupsion të lartë dhe minim të demokracisë. Akuzat për minim demokracie nga ShBA ndërlidhet me financimet ruse të PD”, tha Balla.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img