Presidenti Gjerman Frank-Walter Steinmeier vizitoi Shqipërinë ditën e sotme. Steinmeier do ta vazhdojë vizitën edhe me datë dy dhjetor, ndërsa shoqërohet nga një delegacion me përfaqësues të përzgjedhur të sipërmarrjes gjermane, ku mes tyre do të jetë edhe z. Tim Brauckmüller, CEO i atene KOM, i cili përuroi në tetor të këtij viti çeljen e zyrës së kompanisë së tij në Tiranë.
Delegacioni me në krye Presidentin Steinmeier zhvilluan sot një sërë takimesh, mes tyre me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, Eduard Shalsi etj.
Në agjendë janë planifikuar gjithashtu edhe një sërë aktivitetesh të tjera siç është vizita e shkurtër në qytetin e Beratit.
Qëllimi i kësaj vizite është, ndër të tjera, vlerësimi i kursit të reformave të ndërmarra nga të dyja vendet në rrjedhën e negociatave për anëtarësim në BE dhe të shqyrtohen mundësitë për zgjerimin dhe thellimin e shkëmbimeve ekonomike. Një fokus mori edhe situata në rajon dhe në veçanti efektet e pushtimit rus në Ukrainë.
Në çështjet që lidhen me fushën e digjitalizimit, energjisë, transportit, telekomunikacionit dhe edukimit digjital, kompania gjermane atene KOM përkrah me shërbime konsulence sektorin publik dhe një sërë institucionesh të nivelit evropian, duke u bazuar në ekspertizën e saj disavjeçare. Në këtë kuadër, pjesë e delegacionit të përzgjedhur nga Presidenti Federal Gjerman Frank-Walter Steinmier është edhe CEO i atene KOM, Tim Brauckmüller, i cili i pyetur për rëndësinë e kësaj vizite për të, u shpreh si në vijim: „Jam i lumtur të shoqërojë dhe përkrahë zhvillimin e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri“.
atene KOM çeli një zyrë në tetor të këtij viti në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
Në ceremoninë e përurimit, CEO i atene KOM, Tim Brauckmüller, mirëpriti të ftuarit në këtëaktivitet, duke përfshirë Zëvendëskryeministren dhe Ministren për Infrastrukturën dhe Energjinë në Shqipëri, Belinda Balluku, Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Kryetarin e Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Arben Pëllumbi, Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat Eduard Shalsi, deputetë të ndryshëm të parlamentit shqiptar, Ambasadorin Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, si dhe drejtues të tjerë departamentesh dhe përfaqësues të institucioneve gjermane dhe evropiane.