Rreshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme edhe në segmentin e rrugës së Arbrit. Si pasojë e motit të keq ka rrëshqitje dherash nga nga tuneli deri në Qafë Murriz. Një masiv gurësh është shembur, por kjo nuk e ka bllokuar kalimin. Raportohet se rruga nuk është e bllokuar pasi një fadromë ka punuar gjatë gjithë kohës për largimin e inerteve. Ajo rrugë ka qenë problematike edhe vitin e kaluar në këtë periudhë. Ndërsa kjo rrugë ka shkuar në mbi 250 milion euro dhe ende nuk ka mbaruar! Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin që prej një dite më parë kanë sjellë sërish problematika në disa zona të vendit, kryesisht në qytetin e Lezhës dhe në Fushë-Krujë. Në Lezhë raportohet se janë përmbytur rreth 200 ha tokë në Balldren, ndërsa ka ndërprerje të energjisë elektrike në Perlat. Moti i keq ka çarë digën e fshatit Hundëmadh ku rrezikohet bllokimi i rrugës. Në Tepelenë është bllokuar rruga në fshatrat malore të Njësisë Administrative në Kurvelesh. Si pasojë e rrëshqitjes së dherave ngelen të izoluara nga qarkullkimi i mjeteve fshatrat Rexhin, Nivice, Progonat, Lekdush dhe Bënçe.
Skandal rruga e Arbrit, përsëri rrëshkitje dherash! Rikthehen përmbytjet në Laç, Lezhë dhe Shkodër dhe Gjirokastër
TË NGJASHME