4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Skandal/ Prej 16 orësh nuk punojnë bankomatët e Credins në Tiranë, asnjë reagim nga banka

- Advertisement -spot_imgspot_img

Prej 16 orësh Banka Credins ka shfaqur probleme dhe qytetarët nuk mund të tërheqin para nga llogaritë e tyre bankare përmes bankomateve. Problemet nisën pasditen e djeshme, ndërsa i gjithë sistemi i bankës është në një black out total.

Përveçse nuk mund të tërhiqen para, nuk punon as aplikacioni online i Bankës Credins. Kuqezi provoi të kryejë një blerje online, por ishte e pamundur.

Nga ana tjetër, Banka Credins ka bllokuar të gjitha thirrjet celulare të qytetarëve, të cilët nuk mund të kontaktojnë me bankën për të marrë informacione.

Pra, përveç kësaj, banka bën edhe një tjetër skandal duke i lënë qytetarët në terr informativ dhe duke mos u dhënë asgjë përgjigje mbi depozitat e tyre. Asnjë reagim zyrtar nuk është bërë nga ana e bankës për të shpjeguar se çfarë po ndodh dhe a janë të sigurta depozitat e qytetarëve? Mos ndoshta banka ka rënë pre e ndonjë sulmi kibernetik dhe ka nxjerr jashtë funksioni sistemin? Shpresojmë që jo.

Aplikacioni online i Credins
- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img