10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Horror, mbanin të lidhur 2 shqiptar me zinxhir dhe i ushqenin në tasa qensh, dënohen dy anëtarë të bandës në Britani!

- Advertisement -spot_imgspot_img

2 anëtarët e një bandë, njëri prej të cilëve shqiptar, janë dënuar me burg nga autoritetet britanike. Sipas BBC, Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania, në muajin maj mbajtën peng dy persona në një shtëpi në Sheffield, duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore.Viktimat, të cilët ishin shqiptarë, u filmuan duke ngrënë nga tasat e qenve gjatë kalvarit të tyre 10-ditor ku u mbajtën peng. Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Crown. Dyshja u arrestuan pas kontrollit që policia kreu në një shtëpi në rrugën Firth Park në qytet dhe gjeti viktimat e lidhur me zinxhirë dhe njëri prej të cilëve kishte pësuar djegie.Alushi dhe Kasinskas u mbajtën peng për të marrë një “shpërblim të konsiderueshëm” nga anëtarët e familjes së tyre në Shqipëri, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS). E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen e një magazine me kanabis, shqiptarja.com .

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img