Vetëm pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale të 14 Majit, dalin edhe të dhënat e para për rezultatin në 2 qarqe në Veri të vendit.
Nga disa sondazhe në Veri për zgjedhjet lokale, Kukës dhe Dibër dominon PD. Një sondazh i fundit sipas burimeve të PD, që nuk është bërë publik, tregon se e djathta fiton bindshëm në qarkun e Kuksit me 3 bashki, dhe në Dibër me 2 bashki. Konkretisht në Kukës, PD fiton bashkinë Has, Tropojë dhe Kukës.
Ndërsa në Dibër Partia Demikratike, fiton bindshëm në Klos, në Bulqizë dhe diskutohet Dibra, Burreli mbetet në PS. Në ditët në vijim kuqezi do të publikojë edhe sondazhe për bashkitë të tjera. Gara këtë vit do të jetë e fortë pasi opozita do të marrë pjesë në garë.