10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Para vdekjes, intervista emocionuese e Viallit: Kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të çoj vajzat në altar

- Advertisement -spot_imgspot_img

Ish-sulmuesi i njohur i Juventusit dhe Kombëtares italiane Gianluca Vialli ndërroi jetë këtë të premte në moshën 58-vjeçare, pasi prej 5 vitesh luftonte kundër kancerit në pankreas.

Pak muaj më parë, ai kishte dhënë një intervistë emocionuese.

“Tani kam do objektiva, të mos vdes para prindërve të mi dhe të arrij të çoj në altar vajzat e mia”, deklaronte Vialli, duke mos arritur dot asnjë prej tyre.

“Është e vështirë për t’u thënë, pork jo eksperiencë më bëri një person më të mirë.

Të ndihmon t’i shohësh gjërat në një tjetër perspektivë, iu jep më shumë vlerë gjërave, familjes. Kujdesesh më shumë për veten tënde”, shprehej më tej Vialli.

“Nuk e di kur do shuhet drita ime, se çfarë ka në anën tjetër.

Por në një kuptim, jam edhe i eksituar për ta zbuluar se çfarë ka në anën tjetër.

Duhet të kuptojmë se koncepti i vdekjes duhet për të kuptuar dhe vlerësuar jetën”, deklaronte më tej ai.

Humbja e tij ka prekur gjithë Italinë, pasi përveçse një futbollist i madh, ai është konsideruar gjithmonë si një njeri me plot vlera dhe një shembull për të gjithë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img