10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Hedh fëmijën në lum në Shkodër, nëna e re e pamartuar!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Vetëm 6 ditë pasi solli në jetën djalin, në maternitetin e Shkodrës, e reja me iniciale O.G. e mbyti atë në lumin Kir. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Golem më 4 janar, ndërsa është zbuluar paraditen e kësaj të shtune kur u gjet trupi i pajetë.Vajza e pamartuar, identitetin e së cilës “Report TV” ka vendosur të mos e publikojë, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem, ndërsa fëmijës nuk i ka deklaruar atësinë.Foshnja erdhi në jetë në datën 30 dhjetor 2022, ndërsa O.G doli nga materniteti i Shkodrës në datën 4 janar 2023. Në gjendje të rëndë psikologjike, e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë. “E kam hedhur sepse nuk kisha ku ta lija”, mësohet se ka thënë ajo, ndërsa murgeshat njoftuan menjëherë policinë.Me të marrë denoncimin blutë e Shkodrës nisën kërkimet mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e kësaj të shtune, ku në vendin e quajtur Postribë gjetën trupin e pajetë të foshnjës. E reja është vënë në pranga, ndërsa mbi të rëndon akuza e vrasjes. Mjeku i maternitetit të Shkodrës ka bërë me dije se 32-vjecarja refuzoi të regjistronte atësinë e fëmijës. Ajo kishte kërkuar që ta dorëzonte në shtëpinë e foshnjes por më pas kishte ndryshuar mendje dhe e kishte marrë me vete foshnjen.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img