13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Numri lartë i aksidenteve, DPSHTRR e Blendi Gonxhes hesht!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Dy ngjarje të rënda janë shënuar në këto ditët e para të 2023, disa goma kamionësh kanë shpërthyer duke lënë të vdekur një drejtues kamioni dhe plagosën 1 polic në rrugën e Arbrit. Në fillim të vitit 3 anëtarë të një familje humbën jetën në Dibër, pas një përplasje mes automjetesh kokë më kokë në rrugën e Arbrit. Sipas ekspertëve një nga makinat ishte e ndryshkur dhe u ça në mes. Në këto aksidentet qytetarët harrojnë se institucion si DPSHTR e drejtuar nga Blendi Gonxhe, ka kontrollin teknik të automjeteve. Kur është faji i shoferëve ai ka folur si ngjarja kur një makinë shtupi një fëmijë në Kakavie, dhe Gonxhja bëri me faj shoferin dhe prindërit e fëmijës diçka akandaloze. Por si ka mundësi këta kamionë me goma të dobëta e konsumuara kanë kaluar kolaudimin? Gonxhja hesht në këtë rast. Ne kemi disa pyetje, si ka mundësi që një makinë e ndryshkur kalon në kolaudim? Si ka mundësi që gjithë kërkesat ja bëjmë policisë, por institucioni që fiton miliona euro dhe që sipas disa mediave si prapaskena, pamfleti, bold news është i zhytur në korrupsion, nuk jep llogari.

Ndërkohë mediat kanë bërë shkrime ku vetë Gonxhja dhe djali i tij janë të përfshirë në skema korrupsioni dhe nuk flasin fare në këto raste. Madje vetë Gonxhja i zi, pseudonim që ja kanë ngjitur njerëzit e stafit, ka qenë në SPAK për të dhënë llogari për një hetim që ende nuk dihet. Ndërsa revista monitor e ka nxjerr DPSHTRR e Gonxhës si institucioni që fiton më shumë para nga taksat, pyetja është me gjithë këto aksidente që lidhen me kolaudimin, ku shkojnë paratë?

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img