4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Prag skandali? Pastruesja vjedh 120 mijë euro të ish shefes së kabinetit të ish ministrit Arben Ahmetaj!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Del përsëri emri i ish zv kryeministrit Arben Ahmetaj alias tigri. Nënë e bir, të cilët u arrestuan se vodhën 120 000 euro në një banesë para në “Rrugën e Kosovarëve”, tashmë policia i ka gjetur edhe një shumë tjetër parash. Konkretisht, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri,të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Nuk dihet ende se ku i kanë gjetur paratë dhe aksesorët. “Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara është ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir). Mesohet se parate e para 120 mije euro jane te ish shefes se kabinetit te ish zv kryeministrit dhe ish Ministrit Arben Ahmetaj, zonja Alda Klosi e divorcuar dhe me një vajzë! Tani duhet që organet e drejtesise të verifikojnë nëse janë para të deklaruara apo jo. Në të kundërt jemi para njê mega skandali.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img