Zyrtarja e shtetit Alda Klosi, deri në 17 gusht të vitit 2022, nuk ka deklaruar në ILDKP, shumat e parave që pastruesja Rozeta Dobin i ka vjedhur në banesë. Në gusht të vitit që kaloi, zonja Klosi ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e fundit dhe të plotë të pasurisë, si detyrim ligjor para emërimit në funksionin e drejtores së kabinetit në Ministrinë për Rindërtimin dhe Programin për Reformat, e drejtuar nga Arben Ahmetaj. Nga deklarata e siguruar nga Report Tv rezulton se zonja Klosi nuk ka deklaruar shuma parash në banesë dhe as bizhuteri. Nga ana tjetër, Alda Klosi ka denoncuar pastruesen Rozeta Dobin se i ka vjedhur 120 mijë euro dhe bizhuteri në banesë. Në një intervistë për mediat, Klosi ka pohuar se paratë janë të xhaxhait të saj dhe se i kishte deklaruar sipas ligjit.“Lekët i kam të gjitha të deklaruara. Lekët i kisha për një rast fatkeqësie”, tha zonja Klosi.Ligji për deklarimin e pasurisë, neni 4, parashikon detyrimin e zyrtarëve që janë subjekte deklaruese, siç është edhe Alda Klosi, që të deklarojnë gjendje parash në cash jashtë sistemit bankar, çdo send me vlerë mbi 300 mijë lekë, dhuratat me vlerë mbi 10 mijë lekë, shpenzime, vlerën e likuiditeteve, llogari rrjedhëse etj. Në deklaratën e fundit dhe të plotë të pasurisë Alda Klosi nuk ka deklaruar asnjë lekë cash. Por, nuk dihet nëse zyrtarja e shtetit i ka pasur paratë në banesë para apo pasi ka bërë deklarimin e fundit të pasurisë.
Alda Klosi shefja e kabinetit të Arben Ahmetajt, nuk i kishte deklaruar paratë që ja vodhi pastruesja!
TË NGJASHME