A do shkojë në burg Fatmir Mediu ish ministër i mbrojtjes në 2008 kur shpërthyen municionet në Gërdec vetëm pak kilometra larg Tiranës. Është një histori 14 vjeçare dhe aspak serioze por së fundmi ka akuza të vjetra që rikthehen se Fatmir Mediu ka shkelur ligjin kur ishte ministër i Mbrojtjes duke shpërdoruar detyrën, veprime të cilat sollën tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë i plagosën. Ky është përfundimi që ka arritur pas hetimit disa mujor, Prokuroria e Posaçme (SPAK) për ish ministrin e Mbrojtjes mbi të cilin tashmë rëndon akuza e ‘shpërdorimit të detyrës’ dhe zyrtarisht është marrë i pandehur. Mediut i është komunikuar zyrtarisht akuza sot nga SPAK, ndërsa ai është marrë në pyetje për 60 minuta. Në daljen e tij për mediat, Mediu tha se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht. ““Dua t’ju bëj me dije që më është prezantuar i njëjti fashikull, e njëjta akuzë si në 2009, pa shtuar asnjë dokument dhe as provë shtesë, akuzë për shpërdorim detyre, kam kërkuar që të pyetem, nuk jam pyetur asnjëherë”, tha Mediu. Bie shumë në sy momenti i kësaj akuze plot 14 vite pas ngjarjes dhe 3 vite pas hapjes së SPAK mundësitë dhe opsionet në këtë situata janë 2, ose kemj të bëjmë me një presion ndaj Mediut që është rreshtuar pro zotit Berisha në zgjedhjet e 14 majit, ose SPAK e ka seriozisht. Gjithcka mbetet të sqarohet në ditët dhe javët në vijim. Por vetëm 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve kjo qasja duket problematike.