Kuqezi pas publikimit të sondazheve të brëndshme që lidhen me zgjedhjet lokala të 14 majit, vijon publikimin e të dhënave për rezultatet e mundshme në këto votime të rëndësishme. Sot po publikojmë të dhënat jo zyrtare që na vijnë nga qarku më I rëndësishëm I Veriut Shkodra, ku beteja më e madhe dhe më e fortë do të jetë mes Bardh Spahisë I Berishës dhe Benet Beci që me herët ka qenë në PD dhe me pas u zgjodh deputet me siglen e PS.
Nga të dhënat e derimëtanishme rezulton se, jemi në një superioritet të dukshëm të PD me Bardh Spahinë, por edhe Benet Beci ka një përlqyeshmëri te qytetarët shkodran, dhe mund ta kthejë rezultatin nëse bën një fushatë të mirë. Ku ardhja e Agron Celës në PS dhe largimi I tij nga PL, rrit shanset e garës.
Vau I Dejës, është një tjetër bashki që do të ketë betejë elektorale, ku I avantazhuar është Zef Hila, aktualisht deputet por që hapur ka shfaqur synimin të jetë kandidat në këtë bashki, ndërsa need nuk ka dalë emri I kandidatit të PS.
Malësia e Madhe është një tjetër bashki që do të ketë betejë, por ka patur një rënie të PS krahasuar edhe me zgjedhjet e kaluara parlamentare, ccka në këtë fazë e nxjerr PD favorite në këtë bashki, ndërsa ende nuk dihen emrat garues.
Fushë Arrëzi është një tjetër bashki ku ka rivalitet të fortë, peshorja anon nga PS porn ë varësi të daljes së emrit të kandidatit të PD ky raport mund të ndryshojë.
Në Pukë situate është e njëjtë, por kandidati I PD është më favoriti.