13.5 C
Tirana
E enjte, 5 Tetor, 2023

Arrestohet për drogë, punonjësi Elton Kacidhes të UKT Tiranë.

- Advertisement -spot_imgspot_img

Klaudio Malaj, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia si shpërndarës i kokainës me sasi të mëdha, rezulton zyrtarisht i punësuar në Ujësjellësin e Tiranës, ndërkohë që realisht kryente detyrën e shoferit të kryeinspektorit ndërtimor në Bashkinë e kryeqytetit, Mariglen Qato.Referuar “Listës së Pagave”, të rrjedhur në publik një vit më parë, menjëherë pas skandalit të Patronazhistëve, shtetasi Klaudio Malaj rezulton i punësuar si “hidraulik” pranë Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me pagën mujore 59 mijë lekë të reja.Në foto: Në “Listën e Pagave”, i arrestuari Klaudio Malaj rezulton “hidraulik” tek Ujësjellës-Kanalizime i TiranësËshtë e paqartë nëse emërimi i tij tek Ujësjellësi i drejtuar nga Elton Kacidhja është fiktiv, apo 31-vjeçari Malaj mund të ketë pasur aftësi të mira, aq sa është tërhequr nga Mariglen Qato.

Lista e Pagave” zbuloi se në Ujësjellësin e Tiranës kishte disa emërime “të habitshme”, sidomos në radhët e këshilltarëve, ku merrnin rrogë kryesisht personazhe mediatikë që shërbejnë si mbrojtës publik të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Megjithatë, fiktiv ose jo, është fakt që shpërndarësi i kokainës me sasi të mëdha, Klaudio Malaj, shërben prej kohësh si shofer i Mariglen Qatos.

Malaj u arrestua mesnatën e 18 Shtatorit nga Policia e Tiranës, duke udhëtuar me një mjet të shtrenjtë, Audi A6, vlera e të cilit shkon përtej rrogës që merr 31-vjeçari në Bashkinë e Tiranës.

Në mjetin e tij u gjetën 35 doza kokainë, të gatshme për t’u shitur. Policia zbuloi gjithashtu edhe një sasi të konsiderueshme kokaine në shtëpinë e tij, si edhe tre pistoleta pa leje.

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e tij, por duke dhënë vetëm inicialet (K.M) dhe duke mbajtur të fshehtë faktin se ai ishte i punësuar në Bashkinë e Veliajt.

“Boldnews.al” zbuloi ekskluzivisht se i arrestuari K.M. ishte Klaudio Malaj, shoferi i kryeinspektorit ndërtimor të Tiranës, Mariglen Qato.

Pas arrestimit të tij, duket se ka pasur lëvizje nën rrogoz për të siguruar që ai të dalë nga qelia.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjete sociale mbrëmjen e së Shtunës, ngriti alarmin se shefat e Klaudio Malajt po përgatisin lirimin e tij nga burgu. Boldnews.al

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img