Korça është qarku tjetër, ku janë zbuluar kamera të sigurisë të vendosura nga grupet kriminale për të monitoruar lëvizjet e uniformave blu. Ditën e sotme, në vijimësi të operacionit “Fijet” janë hequr 39 kamera sigurie, dhe 9 persona janë vënë në hetim.Report Tv mësohet se ka nisur hetimi ndaj Zamir Musllit, Albina Qiraxhit, Gentian Çipit, Romeo Staraveckës, Gjergji Romaçkës, Petrit Bregut dhe Marius Dvorani banues në Korçë si edhe Arben Berberit, Nevrus Llapushit në Pogradec. Në qytetin e Korçës, 21 kamerat ishin vendosur në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, e ndërsa 18 të tjerat ishin vendosur në lagjen nr. 1, Pogradec.Deri tani, në kuadër të operacionit ‘Fije’, policia ka çmontuar 161 kamera në 4 qarqe, më konkretisht 59 në Shkodër, 47 në Durrës, 16 në Vlorë dhe së fundmi 39 në Korçë. Kamerat ishin të instaluara në shtylla elektrike, në zona që konsiderohen si shumë të frekuentuara nga qytetarët. Të gjitha kamerat e çmontuara dyshohet të jenë të lidhura me aparate celulare dhe komandimi i tyre të bëhet përmes internetit, edhe nga jashtë shtetit, dyshohet në Gjermani.
Bandave ju hiqen kamerat që kontrollonin policinë edhe në Vlorë, Korcë e Shkodër.
TË NGJASHME