11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Arben Ahmetaj rrezikon burgun, Alda Klosi shefja e kabinetit e ka marrë 4 herë në telefon për 500 mijë eurot që i vodhi pastruesja!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Prapaskena ka mësuar nga burime pranë organeve hetimore se Alda Klosi i ka telefonuar 4 herë Arben Ahmetajt ditën që ka inskenuar vjedhjen e parave, mbi 500 mijë euro, në banesën e saj, bashkë me pastruesen Rozeta Dobi.Teksa ka parë vajzën duke qarë dhe banorët e pallatit të mbledhur, Alda Klodi 4 thirrjet e para telefonike i ka bërë pikërisht me ish shefin e saj, Arben Ahmetaj, fakt që ka ndryshuar edhe rrjedhën e hetimeve.Ish ministri Ahmetaj e ka hapur telefonin thirrjen e katërt. Komunikimi është konstatuar pas zbardhjes së tabulateve telefonike.

Sipas burimeve, Alda Klosi i thënë ‘shefi, më kanë vjedhur paratë’, ndërsa Ahmetaj, i cili ka qenë nën përgjim, i është përgjigjur: Çfarë të bëj unë, vazhdo procedurën.Prapaskena mëson se hetuesit e kanë pyetur Alda Klosin se pse i kishte telefonuar pikërisht Ahmetajt atë ditë, kur ajo nuk ishte më vartëse e tij.Klosi ka pohuar se ka ruajtur miqësinë me Ahmetajt, një alibi që ka shtuar dyshimet.

Nga dëshmitë dhe provat e mbledhura, prokurorët kanë bindjen se Arben Ahmetaj i ka lënë Alda Klosit që t’i ruante një pjesë të parave të padeklaruara, produkt i aferave korruptive.Pas shkarkimit të Ahmetajt nga Rama si ministër dhe largimit të Alda Klosit nga pozicionet drejtuese nga ministritë e Financave dhe Rindërtimit, Alda Klosi ka menduar që t’i merrte paratë Ahmetajt dhe për këtë të fajësonte ish burrin e saj.

Me një gurë, Alda Klosi ka tentuar të vrasë dy zogj, t’i marrë parë e korrupsionit ish shefit të saj Arben Ahmetajt si dhe të fusë edhe burrin në burg.Për të realizuar skenarin ka futur në lojë pastruesen e saj, Rozeta Dobin. Sipas planit, Alda Klosi do t’i siguronte paratë tek Rozeta Dobi, duke i lënë edhe një shpërblim.Por, ja që plani doli jashtë skenarit dhe Alda Klosi po i ‘vret të gjithë zogjtë me një gur’.

Prapaskena mëson se me implikimin e Ahmetajt, dosja pritet t’i kalojë SPAK-ut.Kjo duket se është edhe arsyeja se pse Ahmetaj, disa orë para se të arrestohej Alda Klosi pas dëshmisë së pastrueses Rozeta Dobi, ia ka mbathur drejt Suedisë.I alarmuar nga rreziku i rrjedhës së hetimeve, Ahmetaj po lëviz me shpejtësi, pavarësisht paralizës që i ka prekur njërën këmbë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img