34-pasuri të mbretit të kumarit, Ervis Martinaj janë sekuestruar ditën e sotme, ndërsa kapin vlerën e qindra milionë eurove. Oficerët e SPAK dhe BKH kanë zhvilluar kontrolle në pronat e Ervis Martinajt dhe i kanë vënë në sekuestro.
Pjesa më e madhe e pasurive ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tij, prindërve Mustafa dhe Vasilika, motrave Erjona dhe Drenica, si edhe gruas së tij Roberta.
Vendimi për sekuestron është pranuar nga GJKKO më 21 janar por sekuestrimi u bë ditën e sotme, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse Martinaj ka prona të tjera të fshehura apo të regjistruara në emër të miqve të tij.
Mes prasurive të sekuestruara, është ‘King Casino’ në Tiranë, biznese të shumta, mijëra sipërfaqe toke në Patok, Vlorë e Sarandë, 5 makina luksoze si dhe janë sekuestruar llogaritë e kursimit të fëmijëve.
Sekuestroja e kësaj pasurie vjen në kuadër të hetimeve të dosjes ‘Plumbi i Artë, në të cilën Nuresdin Dumani ka dëshmuar se Martinaj ka qenë gati ta paguante 500 mijë euro për të vrarë Indrit Doklen.