Kjo vepër është një lloj kritike kundër liderëve të dy shteteve. Piktura e saj, e cila është 3 metra e lartë tregon kryeministrin Kurti dhe Presidentin Vuçiç teksa përqafojnë njëri-tjetrin dhe puthen me sytë e mbyllura.“Historia regjistron puthjet për momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton gjithashtu edhe për puthjet e vëllazërisë e madje edhe të tradhtisë.
A do të jetë kjo një prej tyre”, kështu shkruante Ermira më 17 shkurt, kur prezantoi në rrjetet social pikturën e saj, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.Por teksa Kurti dhe Vuçiç bëhen gati të nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, e reja nga Prishtina po përballet me një luftë të vërtetë.
Mijëra komentues në rrjetet sociale kane reaguar me mesazhe urrejtje e madje edhe kërcënime me vdekje ndaj pikturës. “Ti meriton plumbin”, i shkruan një përdorues.“Kërcënimet nuk kanë ndikim tek unë. Nuk do më ndalin. Në momentin qe reagojnë e kuptoj se mesazhi ka shkuar në vendin e duhur”, thotë ajo.
Murati tregon se piktura e re përcjell mesazh të pastër politik, dhe se është e mësuar me kërcënimet. Edhe vitin e kaluar u përball me një reagim të njëjtë kur realizoi një pikturë të dy burrave me kostume tradicionale që putheshin në buzë, si gjest mbështetje për komunitetin gay në Kosovë