Në Paris u mbajt sonte ceremonia e më të mirëve të vitit 2022. Ashtu siç pritej, pati dominim të argjentinasve, teksa emocionet ishin të forta.Futbollisti më i mirë u shpall Lionel Messi. Sulmuesi argjentinas udhëhoqi kombëtaren Albiceleste drejt Kupës së Botës.
Messi realizoi ëndrrën e tij, pas kaq shumë kohe pritje.Portieri më i mirë i vitit u zgjodh Emiliano Martinez. Martinez kaloi një vit fantastik te Aston Villa, por gjithashtu ishte faktor i rëndësishëm për Argjentinën, në fitoren e Kupës së Botës.
Futbolli është sporti më i bukur në botë. Diçka të tillë e vertetoi edhe fakti se çmimi për golin më të mirë iu dha një polaku si Marcin Oleksy. Arritje e jashtëzakonshme për të.