Një numër i madh qytetarësh në Elbasan dhe në Durrës, që nuk duan të preken nga rritja e çmimit të patentës, kanë shkuar pranë mjekëve specialistë për të marrë vërtetimin përkatës. Mes tyre, pjesa më e madhe janë të rinj, të cilët janë ngjitur edhe në kangjella vetëm për të plotësuar formularin e nevojshëm që duhet për regjistrimin e në kursin e patentës.
Për shkak të këtij fluksi, është shtuar një tjetër sportel në poliklinikën e Elbasanit. Teksa flitet se çmimi i patentës do të shkojë nga 45 mijë lekë në 85 mijë lekë, qytetarët po nxitojnë që të regjistrohen për të bërë kursin e lejes së drejtimit vetëm që të paguajnë më pak.Deri tani ka një draft marrëveshje midis shoqatave të autoshkollave, tatimeve dhe DPSHTRR, por që ende nuk dihet se kur patenta do të kushtojë më shumë. Kjo iniciativë në mënyrë të habitshme u mbështet nga Blendi Gonxhe që në vend të mbronte interesin qytetar ka dalë në mbështetje të audoshkollave, pro rritjes së çmimit të patentave me 50% më shumë.