13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Shtëpitë mbi 50 vjeçare do të kontrollohen! Vendimi i qeverisë shqiptare.

- Advertisement -spot_imgspot_img

Të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik, që do të konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve.

Ndërkohë që, në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.Gjithçka përcaktohet në një projekt-vendim qeverie, i hartuar nga strukturat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që është siguruar nga TV SCAN.

Sipas dokumentit, projektvendimi bazohen në ligjin “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, por gjithsesi në asnjë nen të këtij ligji nuk parashikohet një proces i tillë.

Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img