Diplomati Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës sa i takon zgjedhjeve vendore 2023.
Roknews ka mësuar se Ermal Dredha do të zëvendësojë në garë kryebashkiakun aktual Dritan Lelin, të cilit socialistët nuk do t’i japin një shans të tretë për Vlorën.Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.