Lideri i Opozitës Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët shqiptarë të cilët punojnë dhe jetojnë në Britnaninë e Madhe, gjatë të cilës akuzoi ambasdorin britanik në Tiranë se Alstair King Smith se ka mashtruar qeverinë e tij, duke ndjekur një veprimtari të ngjashme me atë ish agjentit të FBI-së Charles McGonigal.
Berisha paralajmëroi publikimi e provave për trillimet që ambasadori britanik ka bërë shpalljen e tij ‘non grata’, si dhe denoncoi praktikat e ndjekura nga Edi Rama për të dëmtuar opozitën shqiptare.
Lideri demokrat u shpreh se edhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka tentuar që të bind amabasadorët e vendeve të BE-së që të dalin kundër tij, por është përballur me refuzimin e tyre.