17.5 C
Tirana
E enjte, 26 Tetor, 2023

Monika Kryemadhi ka marrë para ruse, ja dokumenti!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Media evropiane EU Reporter, në 15 mars 2023, në një artikull mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan, publikoi dokumente mbi tre transfertave bankare të Monika Kryemadhi.

Dokumentet e publikuara tregonin se në vitin 2017, Kryemadhi ka marrë dy pagesa nga kompania Holdem Holdings Limited, një kompani e inkorporuar në Qipro dhe ka bërë një pagesë për Vradus Holdings Limited, një tjetër kompani e inkorporuar në Qipro. Pas kompanisë offshore, Vradus Holdings, qëndron Vitaly Savvin, një biznesmen rus në tregun e naftës.

Pas kompanisë tjetër offshore Holdem Holdings, qëndrojnë gjithashtu oligarkët rusë të naftës Alexander Smuzikov dhe Alexander Kaplan.Pagesat janë shënuar ‘dividend për aksionarët’ dhe ‘shërbimet e marketingut’. Shënimi i parë tregon jo vetëm se Monika Kryemadhi ka llogari të fshehta jashtë vendit, por se është edhe aksionere në kompani me oligarkë rusë pranë Putinit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për krime lufte.

Megjithatë, shënimi të qenit aksioner mund të jetë një sajim për të mbuluar lëvizjen e parave të pista, të cilat dyshohet se si burim kanë aferat dhe abuzimin me pushtetin në Shqipëri. Shqiptarja.com

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img