Superliga shqiptare e futbollit ka nisur javën e 26-të këtë të shtunë. Në 14:00 në stadiumin e Ballshit, Bylis dhe Tirana barazuan 1-1. Skuadra e Shensojit kaloi e para në avantazh me Esquerdinha, teksa miqtë bardheblu barazuan në minutën e 90-të me autogolin e Damcevskit. Po sot për javën e 26-të në 17:00 në “Niko Dovana” të Durrësit Erzeni dhe Kukësi barazuan 1-1.
Nesër luhen tre ndeshjet e radhës në Superligë. Në 13:00 Egnatia pret Teutën dhe Laçi luan me Vllazninë. Në 16:00 luhet Partizani – Kastrioti.Në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh, Bylisi dhe Tirana barazuan 1-1 për javën e 26-të të Superligës në futboll. Ndeshja ka qenë e luftuar në 90 minuta, me vendasit që sërish nuk ia dolën të sigurojnë pikët e plota për të dalë nga zona e ftohtë.
Ka qenë Bylis që në të 66 minutë shënoi me Esquerdinha, teksa duhej fundi i ndeshjes dhe konkretisht minuta e 90-të që Damcevski të shënonte autogol për rezultatin 1-1. Për t’u përmendur edhe anullimi i golit të Lushkjas me VAR në të 49 minutë. Pas këtij dueli, Tirana me 44 pikë kryeson Superligën, duke pritur duelin e nesërm të Partizanit (kundër Kastriotit). Bylis me 28 pikë mban vendin e parafundit në klasifikim (9).
Superliga – java 26-të:
E shtunë14:00 Bylis 1-1 Tirana
17:00 Erzeni1-1 Kukësi
E diel 13:00Egnatia – Teuta
Laçi – Vllaznia16:00 Partizani – Kastrioti