13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

‘Hipokrite je ti’, debatojnë ashpër Olta dhe Fotini: Ka mbaruar koha jote

- Advertisement -spot_imgspot_img

Aktorja Olta Gixhari dhe ish-fituesja e Big Brother, Fotini kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën. Gjatë emisionit radiofonik, Luizi i kërkoi dy vajzave që të sqaronin një debat që zhvilluar mes tyre para dy ditësh, por ato kaluan në debat me tone të ashpra.

Olta i tha Fotinisë se koha e saj ka mbaruar dhe se kryefjala e këtij Bog Brotheri janë ajo dhe Luizi. Ndërkohë, Olta e quajti Fotininë hipokrite.

Nga ana tjetër, Fotini e quan Oltën gënjeshtare pasi sipas saj, ka qenë aktorja e cila ka kërkuar mendim për çdo lëvizje që ka bërë brenda shtëpisë.

Olta: Ti ke bërë hipokrizi. Ti je acaruar që unë nuk jam marrë me ty? Nuk të kam fare në fokus. Ti ke ardhur këtu me petkun e fitueses mbase, koha kur ke fituar ti është tjetër, tani jemi në kohë të tjera. Për fatin tënd të keq, jemi në kohën e Oltës dhe Luizit.

Fotini: Pasi folëm ti më the o Foti, kam frikë se jashtë dukem si shtrigë. Ti më pyete si mendon për situatën me Qetsorin, me Maestron. Ti gënjen, nuk të kam thënë je lojtare e fortë por je femër e fortë. Unë nuk jam me mendjen tënde ne lojë. Ti ke disa pasiguri në vetvete

Olta: Nuk e di ku e gjete guximin që të vish te unë e të më thuash se çfarë duhet të ndryshoj, nuk e ke atë tagër dhe konfidencë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img