4 persona janë vënë në pranga të policisë së Tiranës, pasi po qarkullonin të armatosur në makinë. Konkretisht Adrian Vladi, 35 vjeç, Aleks Vajda, 35 vjeç, Festim Rrustemi 35 vjeç dhe Bermis Gjana, 22 vjeç, të katër banues në Durrës.Policia bën me dije se kishte informacion se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkullonin persona të armatosur.
Pikërisht në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, policia ka ndaluar automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues Festim Rrustemin dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë, atyre ju kapên 2 pistoleta dhe një shpatë!