13.5 C
Tirana
E hënë, 9 Tetor, 2023

Nis ‘hakmarrja’ e Oltës ndaj Luizit, aktorja: Do ta nxjerr Kiarën nga shtëpia

- Advertisement -spot_imgspot_img

Pas eliminimit të Armaldo Kllogjerit nga loja, balancat në shtëpinë e ‘Big Brother Vip Albania’ kanë ndryshuar. Olta Gixhari është ajo që u prek më shumë nga largimi i Maestros, e ndaj ka vendosur një synim të ri: të largojë Kiarën nga shtëpia.

Ajo është shprehur se në këtë pikë të lojës nuk do e ruajë më veten nga nominimi. Olta i është drejtuar Qetsorit me tone të ashpra, duke i thënë se Maestro është jashtë dhe se tani ajo do largojë nga shtëpia Kiarën, meqë Luizi largoi Armaldon.

“Luizi më hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën. Do përpiqem. Unë do luaj fortë, do guxoj”, tha Olta gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë.

Nita ishte banorja që hapi kutinë e Pandorës mbrëmë, duke dërguar në televotim Oltën, Kiarën, Kristin dhe Qetsorin. Të martën do zbulohet se cili prej çifteve do dalë kokë më kokë në nominim, e në kuadër të kësaj, njëri del nga shtëpia.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img