11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Takimi i kryeministrit kosovar Albin Kurti me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, ndan shoqërinë kosovare!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Një takim maratonë u mbajt të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas përfundimit të tij shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Edhe pse palët të shtunën nuk u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, Borell theksoi se megjithatë ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”.

Kemi arritur pajtim publik për një ankesë që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me ankesë. I takon BE-së, të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”- tha Kurti.

“Dështimi ka emër: Albin Kurti”

E kryeministri Albin Kurti po kritikohet ashpër nga opozita kosovare e analistët për takimin e Ohrit.

Është kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ai që po e quan mashtrim epilogun e Kurtit në dialog si dhe humbje e një mundësie historike.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte ka përfunduar një kauzë politike e rremë,. “Mashtrues, dështimi ka emër-Albin Kurti”- kritikat për kryeministrin pas takimit të Ohrit. Një takim maratonë u mbajt të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Pas përfundimit të tij shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.Edhe pse palët të shtunën nuk u pajtuan për nënshkrimin e marrëveshjes, Borell theksoi se megjithatë ato u pajtuan që të fillojnë zbatimin e saj sa më shpejt që të jetë e mundur.“

Është e qartë se të dyja palët do të kenë përfitim të madh nga kjo marrëveshje, sepse dialogu nuk është vetëm për shkak të Kosovës dhe Serbisë, por ka të bëjë me stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e të gjithë rajonit”, tha kryediplomati i BE-së.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti, tha se marrëveshja e arritur në Ohër është “njohje de facto”.“Kemi arritur pajtim publik për një ankesë që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me ankesë. I takon BE-së, të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”- tha Kurti.

“Dështimi ka emër: Albin Kurti”E kryeministri Albin Kurti po kritikohet ashpër nga opozita kosovare e analistët për takimin e Ohrit.

Është kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ai që po e quan mashtrim epilogun e Kurtit në dialog si dhe humbje e një mundësie historike.Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se sonte ka përfunduar një kauzë politike e rremë, që sipas tij Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë.” – ka shkruar Abdixhiku.

Në anën tjetër nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas përfundimit të takimit në Ohër në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Çitaku duke ironizuar ka thënë se ushqimi i preferuar i luanit (Kurtit) janë qershiat.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img