11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Plas brenda PS, a po punon ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kundër Erjon Veliajt? Policia rrugore, masakër me gjoba në Tiranë!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Një nga shqetësimet që kanë patur qytetarët e Tiranës dhe që ka dalë edhe nga sondazhet, ka patur të bënte me policinë bashkiake dhe gjobat që vendoseshin në mënyrë “rigoroze”.

Stafi i bashkisë duke e parë këtë rezultat, në prag të zgjedhjeve vendore ndryshoi kah dhe policia bashkiake filloi të jetë shumë me e sjellshme dhe pozitive me qytetarët, duke gjobitur vetëm rastet problematike.

Por kohët e fundit është policia rrugore pjesë e Policisë së Shtetit që po bën “masakër” me gjoba brenda qytetit të Tiranës. Siç e shikoni dhe në këtë foto, në një rrugë që trafik nuk ka, bllokime jo e jo, pakuptim policët e rrugores bënë namin me gjoba qindra u vendosën te zona e Pallateve Delijorgji, makina edhe të banorëve të zonës. Me bllok në dorë 3 policë sikur do arrestonin ndonjë kriminel, gjobitën çfarë ju doli para e anash!

Ndoshta policia mund të ketë urdhër kjo nuk dihet,  por e sigurt është që qytetarët revoltohen nga gjoba të tilla, që në fund duket sikur i vendos policia bashkiake, gjë që është tërësisht e pavërtetë. Ne ngremë dyshimin a i bën Bledi Çuçi këto lëvizje për t’i prishur punë Veliajt duke mërzitur qytetarët pa arsye?!

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img