Ambientalisti Sazan Guri është përlotur në studio teksa ka folur për ngordhjen e qenit të tij, Darki. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Goodmornings Albanians”, Guri tregoi lidhjen e fortë emocionale që kishte me qenin e tij të cilin e kishte prej 19 vitesh.
Ai shpërtheu në lot, duke njoftuar se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ndarjen nga jeta të qenit të tij.“Unë pres ngushëllime 40 ditë, paradite dhe pasdite. Le të thonë çfarë të duan që ky profesor i madh pret ngushëllime për qenin. Unë kam qenë nga ata persona që me kollaro ushqeja qenin e rrugës. Nuk kishin çfarë të më thonin, çfarë të më bënin, por ishin gati të më shqyenin një pjesë.
Por sot ëstë ritur pjesa e madhe që i duan kafshët, pasi dashuria tek ata është dashuri në univers”, tha Guri.