13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Faktohet korrupsioni i Lefter Allës, dosja e plotë e nxjerr zbuluar!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Faktohet lidhja e kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla me admiministratporin e kompanisë fituese të tenderit të ujësjellësit Aqif Konesha, që ccoi në burg 13 zyrtarë të Bashkisë pak ditë më parë.

Nga dosja hetimore e siguruar nga “Ora News” rezulton se gjatë hetimit prokurorët e SPAK-ut kanë kapur në një lokal Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish duke u shpallur dhe fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e këtij qyteti.Pjesë nga dosja hetimore e SPAK-ut”.

Nga kqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohet që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administratori i subjektit tregtar “2 AF ALBANIA GROUP””, thuhet ne dosje. Marre nga oranews.tv

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img