Lëvizje shefash në disa komisariate në vend në Policinë e Shtetit. Mësohet se në Kavajë është emëruar Gazmend Dermozi, i cili zëvendëson në këtë detyrë Emiljano Pashajn, që merr detyrën e specialistit për narkotikët në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Në komisariatin e Lezhës është emëruar Behar Caka, i cili më parë drejtonte komisariatin e Mirditës. Ndërkohë, në Mirditë është vendosur shef komisariati Paulin Çupi, që mbante postin e Shefit Sektorit për Krimet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.
Artur Heba është larguar nga drejtimi i komisariatit të Lezhës. Në Kurbin ka shkuar Dritan Meta dhe është larguar Përparim Allmuca. Ndryshim ka pasur edhe në komisariatin e Kukësit ku është emëruar Julian Qyta, më herët specialist në Drejtori të Përgjithshme.