13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Përgjaken rrugët, 1 i vdekur 3 të plagosur në Thumanë!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Një aksident i rëndë është regjistruar orët e para të mëngjesit në Fushë-Krujë e për pasojë ka ndërruar jetë një 50-vjeçar, ndërsa 3 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

 Aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:00 në aksin Fushë Krujë-Milot. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga e është përplasur me mbrojtëset anësore. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë një prej pasagjerëve, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe pasagjerët e tjerë, si edhe drejtuesi i mjetit. Mjeti tip ‘Benz’ drejtohej nga Juljan Kaxhi, 34 vjeç.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave, por grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img