Presidenti kinez Xi Jinping mbërriti në Moskë të hënën ku ai pritet ta paraqesë Pekinin si ndërmjetës të mundshëm për paqen në konfliktin e Ukrainës, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin shpreson të sigurojë mbështetjen e tij përballë presionit perëndimor.Rusia po e paraqet vizitën e zotit Xi, e para e tij që kur ai siguroi një mandat të tretë të paprecedentë këtë muaj, si dëshmi se ka një mik të fuqishëm të gatshëm për të qëndruar krah saj, përballë një Perëndimi armiqësor të cilin po e akuzon se po përpiqet të izolojë dhe mposhtë Moskën.Andrea Kendall-Taylor është studiuese në Qendrën për një Siguri të Re Amerikane.”Vizita e tij [Xi Jinping] në Moskë në këtë moment përcjell një sinjal shumë të rëndësishëm të mbështetjes së tij të vazhdueshme për Putinin. Dhe sigurisht synimi është për t’u treguar Shteteve të Bashkuara në veçanti se këto dy vende janë në një linjë, se ata kanë këtë partneritet të thellë dhe se ata janë kundër Shteteve të Bashkuara, se janë të bashkuar kundër ndikimit të SHBA-së dhe Perëndimit që ata e shohin si kufizim të fuqisë së tyre në skenën ndërkombëtare”, thotë Andrea Kendall-Taylor.Ekspertët thonë se propozimi i paqes është veçanërisht i rëndësishëm për Kinën.”Është vetë Kina ajo që është më e interesuara për propozimin e paqes, sepse situata aktuale është shumë e pafavorshme për të. Lidhjet e saj ekonomike po dobësohen: tregtia ndërkombëtare, logjistika, infrastruktura. Kina është nën një presion shumë të madh”, thotë për Zërin e Amerikës, Alexey Maslov, profesor në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe një specialist për marrëdhëniet ruse kineze.Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës para vizitës se Uashingtoni është i shqetësuar që presidenti Xi nuk ka biseduar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe se ai duhet ta bëjë një gjë të tillë, në vend që të marrë vetëm perspektivën ruse.
Presidenti Kinez Xi Jinping vizitë në Rusi për të takuar Putin, frikë në perëndim për një aleancë!
TË NGJASHME